Pikëkalimi i Rafah, në kufi me Egjiptin do të hapet nesër për të plagosurit në Rripin e Gazës që mund të kurohen në vendin fqinj. Mësohet se vetëm 81 të lënduar do mund të shkojnë për në Egjipt për t’u kuruar.

“Kalimi tokësor i Rafahut midis Gazës dhe Egjiptit do të jetë i hapur nesër për një numër të plagosurish që do të largohen për të përfunduar trajtimin e tyre në spitalet egjiptiane”, tha Wael Abu Omar, një drejtor mediash në vendkalim.

Një ditë më parë Gjysmëhëna e kuqe Palestineze njoftoi se pika e Rafah ishte hapur për kalimin e 26 kamioneve, të cilët transportonin veshje, ushqim, ilaçe, por deri më tani Izraeli nuk kam lejuar që të kalojë asnjë pikë karburant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: