LUSHNJË- Të tjera detaje janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, pas shpërthimit në një fabrikë.

Deputeti Bujar Çela i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ai është nisur drejt Traumës në kryeqytet.

Mësohet se në spital, të plagosur janë 8 persona. 4 të plagosur janë transportuar nga Lushnja drejt Tiranës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se të plagosurit dhe viktima janë punonjës të magazinës.

Kujtojmë se gjatë punimeve, një vinç ka prekur telat e tensionit të lartë, gjë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, sqaron policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb