Ish- deputeti i PS Ervin Bushati u shpreh se shpërthimi me tritol për shembjen e Prestige Resort, ishte një akt që nuk duhet të kishte ndodhur.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bushati u shpreh se vendimi i qeverisë ishte ekstrem, ndërsa shtoi se kjo ishte një minus për mazhorancën.

“Çështja e News24, BalkanWeb dhe Panoramës, goditja nuk i bën nder as politikës as medias. Ai shpërthimi me tritol nuk duhet të kishte ndodhur. Në një botë perfekte pronarët e medias duhet të jenë të medias. Por jetojmë në Shqipëri dhe në vende të tjera kemi që kanë edhe biznese të tjera të lidhura dhe kjo mund të shihet si thembra e Akilit për ta goditur. Nuk kishin pse të nga ngatërronte.
Shteti duhet të priste se hoteli nuk do bëhej me këmbë dhe të ikte. Aty ishte. Kur ne dimë që Gjykatat në Shqipëri mund të lënë çështje dhe 18 vite. Kemi ndërtuar një sistem ku gjyqësori nuk i përgjigjet qytetarit.
A duhet të kishte arritur deri këtu?! Nuk duhet të kishte arritur deri këtu. Aq më tepër që ishte një investim në turizëm dhe në një zonë…Për tre ditë të presësh të reagojnë qytetarët, kur nuk reagojnë për 18 vjet.

Në fund të ditës nuk duhet të kishte ndodhur. Është më shumë minus për qeverinë se për median. Ishte ekstrem vendimi për të përdorur forcën e tritoli”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb