Kryeministri i Indisë Narendra Modi deklaroi sot, të martën 11 nëntor, se të gjithë përgjegjësit për shpërthimin që ndodhi dje, të hënën, në Neë Delhi do të dalin para drejtësisë.

Modi i bëri këto deklarata gjatë vizitës së tij në Butan. Shpërthimi, që ndodhi dje pranë Kalasë së Kuqe, një nga monumentet më emblematike të kryeqytetit indian – shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve.

Kalaja e Kuqe është një fortesë e shekullit të 17-të, nga periudha e Perandorisë Mughal, e vendosur në qytetin e vjetër dhe përbën një atraksion të njohur turistik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb