Presidenti amerikan Donald Trump po mban një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku ka vlerësuar shpëtimin shumë historik të dy ushtarakëve amerikanë që u nxorën nga një avion F-15 në Iran.

Trump tha se një operacion masiv u mobilizua për të shpëtuar pilotin që kishte mbetur i bllokuar në territorin iranian, duke shpjeguar se ata përdorën dredhi për t’i bërë iranianët të besonin se ai ishte në një vendndodhje tjetër.

“Në një shfaqje marramendëse aftësish dhe precizioni vdekjeprurës, ushtria amerikane zbriti në zonë, në zonën e vërtetë, u përball me armikun, shpëtoi oficerin e bllokuar dhe shkatërroi të gjitha kërcënimet”, tha presidenti Trump duke theksuar se  ata dolën nga territori me pilotin, i cili kishte mbetur i bllokuar për gati 48 orë, pa pësuar asnjë viktimë.

Duke renditur pajisjet që u përdorën, Trump tha se ushtria vendosi 155 avionë, katër bombardues, 64 avionë luftarakë, 48 cisterna furnizimi me karburant dhe 13 avionë shpëtimi.

Ai pretendoi se “askush nuk ka pajisjet” që ka SHBA-ja, duke thënë: “Ne jemi ushtria më e fuqishme kudo në botë deri më tani”.

Presidenti amerikan tha se ishte një vendim i vështirë për t’u marrë në shpëtimin e ushtarakëve, por “nuk lëmë asnjë amerikan pas dore”.

“Është një vendim i rrezikshëm sepse mund të kishim përfunduar me 100 të vdekur në vend të një ose dy,” shtoi Trump.

Ai tha se ekipet e shpëtimit ishin nën “zjarr shumë të rëndë armik” dhe një helikopter tani ka “plumba brenda”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb