Juventusit nuk i ka pëlqyer aspak. Nuk është në stilin e bardhezinjve që pak orë pas një aksidenti të harbohesh në lokal. Duglas Kosta nuk do të gjobitet për pjesëmarrjen e tij në festën ekskluzive të mikut Nejmar, por ajo arrati në Paris e dokumentuar nga rrjetet sociale, nuk i ka pëlqyer aspak klubit bardhezi: shumë e freskët përplasja në austostradën A4, që për fat nuk la pasoja.

Pra brazilianit i është dashur fare pak që ta harrojë atë traumë me makinën Jeep gjysmë të shkatërruar pranë Santhias. Në mbrëmjen e ditës së pushimit, ka organizuar një udhëtim të shpejtë për të festuar ditëlindjen e mikut dhe shokut të kombëtares.

Si Kristiano, dhe shumë talente të tjera të futbollit, Nejmar ka lindur më 5 shkurt, ditë e veçantë kjo për yjet e futbollit. Sot Duglas, pas kthimit nga Parisi, është në Kontinasa, ndërsa shokun e ekipit e ka uruar nga rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb