TIRANE- Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi nga Peqini, që u dogj disa muaj më parë në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar duket se nuk ka më rrezik për jetën.

Lajmin e mirë e jep vetë kryeministri Edi Rama, i cili pak kohë më parë mori përsipër kurimin e saj në Turqi. Ndërsa sot me anë të një statusi në Facebook, ai thotë se vajza ndodhet jashtë çdo rreziku.

“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj???”,- shkruan Rama.
21731130_10155142638476523_857276842376484180_n

21728527_10155142638481523_9153081361639268660_n

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: