Në muajin gusht të këtij viti, kinezët prezantuan dhe testuan në rrugët e Qinhauangado, autobusin i cili ecën mbi makina ‘Transit Elevated Bus’. Kjo ide inovative e kinezëve bëri bujë të madhe në të gjitha mediat, si diçka fantastike që nuk është parë ndonjëherë. Pas një arritje të tillë njerëzit kanë pritur me padurim që do të vihet në përdorim sa më shpejt, por për fat të keq kjo nuk është ajo që po ndodh.Projekti u kritikua ashpër nga mediat shtetërore kineze, ndërsa investitorët filluan të tërhiqen nga projekti.

gettyimages-600193328-620x330_1481648452-8869627

Projekti nuk rezultoi të jetë i suksesshëm sepse kishte dyshime serioze në lidhje se si do mund të integrohej me kujdes në rrugët shpesh kaotike të kinës. Autobusi po ashtu u kritikua që hapësira prej 82-inç e autobusit nuk lejon lëvizjen e kamionëve, gomat e autobusit u kritikuan që ngjasojnë me sistemin lëvizës të trenit, duke shkaktuar një zhurmë gjatë lëvizjes. Tani duket që ka dështuar ky tip i autobusit nga investitorët kinez, me autobusin i cili ka ngecur në të njëjtin vend i mbuluar nga pluhuri duke mbetur i palëvizshëm dhe nuk kryen asnjë funksion.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb