Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook i ka shprehur mirënjohjen ekipit drejtues të PL-së në Bashkinë Dimal për qëndresën e tyre dhe punën të cilën ai e ka cilësuar si me ‘plotë pasion’ për suksesin e kësaj force politike.

Meta shkroi se Bashkia e Dimalit do fitojë vëmendjen e merituar për të shprehur fuqishëm gjithë potencialin që ka për zhvillimin e vrullshëm të bujqësisë dhe agroturizmit!

Postimi i plotë:

Mirënjohje Shkëlqim Tafës dhe ekipit tonë drejtues të Bashkisë Dimal për qëndresën e tyre dhe punën plot pasion për suksesin e Partisë të Lirisë!

Me profesionistë të zotë si Shkëlqimi dhe me mbështetjen tonë, Bashkia e Dimalit do të fitojë vëmendjen e merituar për të shprehur fuqishëm gjithë potencialin që ka për zhvillimin e vrullshëm të bujqësisë dhe agroturizmit!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: