Dy vjet e gjysmë nga aksidenti, piloti legjendar i Formula 1, Michael Schumacher ka bërë hapat e tij të parë me ndihëm e terapistit.

Ky informacion është publikuar nga media kineze “Yibada”, ndërsa nuk ka ende një konfirmim zyrtar.
Ish-piloti i Formula 1, Philippe Streiff tha se Schumacher është i vendosur në karrocë invalidore, sepse nuk është në gjendje të lëviz në mënyrë të pavarur. Piloti 47-vjeçar më i suksesshëm në historinë e Formula 1, në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013 në Zivcër pësoi dëmtim të rëndë në kokë dhe tru pas përplasjes në një shkëmb. Në gjendje kome ishte deri në shtator 2014 pas së cilës shërimin e vazhdoi në shtëpi.

Pas këtij rasti në opinion ka pasur shumë pak informacione në lidhje me shëndetin e tij dhe asnjë foto e tij nuk është publikuar pas aksidentit. Sakaq, më shumë informacione për shëndetin e legjendës së Formula 1 në muajt e fundit mediat botërore kanë kërkuar nga ish-kolegët e tij Jean Todt dhe Ross Braun, të cilët pas vizitës së Schumacher shkurtimisht thanë se ai ende është “duke luftuar”.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb