TIRANË

Në një prononcim për mediat ku sqaroi votën e saj abstenim për zgjatjen e afatit të organeve të vettingutn në Kuvend, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zbuloi edhe se si votoi për dy propozimet e PD sa i takon komisionit te reformes zgjedhore dhe asaj territoriale.

“Kam votuar abstenim për reformën territoriale dhe pro për reformën zgjedhore dhe kam votuar pro për të gjithë pedagogët që janë pjesë e KLP dhe KLGJ.

Duhet të kuptojmë një gjë, votat e deputetëve në parlament nuk e ndryshojnë fatin e parlamentit, edhe pse 107 mijë votat e LSI mund ta ndryshonin fatin e parlamentit, por kompromisi i 17 majit, vijoi edhe me 25 prill se me 17 maj u lanë demokratët në cadër dhe u firmos Gaz Bardhi ministër drejtësie, shpresoj që sot të ketë bërë ndonjë kompromis tjetër mos ka firmos për ndonjë ministër tjetër.

Kjo mendoj të jetë dhe një transparencë tjetër sa i përket qytetarëve c’ka do ndodhë në të ardhmen.”-perfundoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb