Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh besimplotë për përmbysjen e madhe, pavarësisht disfatës 0-1 në takimin e parë të Kupës ndaj Partizanit.

Ndeshja e parë- Sigurisht që është një ndeshje që ekipi ka bërë mirë në lojë, raste, por jo në rezultat. Do mundohemi të jemi më racionalë në ndeshjen e dytë. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk ka më ndeshje kthimi, ksështu që gjithçka mbaron.

Besimi te përmbysja- Kam një grup lojtarësh që dinë çfarë është vështirësia dhe rezultati në disavantazh. Shpresoj shumë te grupi që kam.

Ndryshime në formacion- Lajm i mirë është rikthimi i Xhemajlit dhe Sotës. Nuk është se kemi vendosur gjë akoma se janë dy ditë shumë afër, ndeshje të ngjeshura me njëra-tjetrën. Sot do shikojmë gjithçka.

Gjendja fizike dhe psikologjike- Jemi në 99.9% të konkludimit të kampionatit, jemi në vend të parë. Gjendja psikologjike e lojtarëve është optimale, kështu që mendojmë vetëm ndeshje gjysmëfinale nesër.

Humbjet me Partizanin- Nuk është reale ajo që ka ndodhur, kemi pasur shumë efektivitet në lojë, me raste. Mendoj që vetëm diçka për lojtarët e mi është rregullimi i shënjestrës.

Kundërshtari- Është strategji, çdo gjë do të shikohet nesër.

Objektivi- Përderisa jemi fituesit e tre trofeve, mendojmë të kemi vazhdimësi. Jemi ndërtuar për trofe, kështu që mendoj kemi vazhdimësi edhe nesër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb