Jordania do sfidojë Shqipërinë në miqësore të martën, në ndeshjen që do luhet në “Air Albania”. Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i jordanezëve, Jamal Sellami.

“Shpresoj të takohemi në Botëror. Shqipëria ka një ekip shumë të mirë, ka bërë paraqitje të mira në 6 ndeshjet e fundit dhe ne e kemi studiuar lojën tuaj.

Për ne është një mundësi shumë e mirë të provojmë veten ndaj një shkolle futbolli europiane që është ndryshe nga ne”, tha Sellami.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb