Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka komentuar hilaritetin brenda PD pas arrestimit nga forcat ushtarake amerikane të presidentit të Venezuelës, duke shpresuar se kjo mund të ndodhë dhe në Shqipëri.

Sipas tij, Rama nuk rrëzohet duke shpresuar që të vijë Delta Force, por duke gjetur vetë PD, alternativën për të fituar zgjedhjet.

Ervin Salianji: SPAK analizon faktet dhe con njerëzit para ligjit, nuk jep zgjidhje politike. Padiskutim që puna e SPAK në periudhën e fundit I ka dhënë goditje të fortë qeverisë. Dhe duhet vlerësuar për këtë. Nëse PD pret që punën e saj ta bëjë SPAK e ka gabim. Alternativën, zgjidhjen duhet ta bëjë PD. Si u bëka kështu kjo punë,  do na e bëkan të tjerët. Po atëherë pse ekzistokan partitë. po na ra nga qielli.

Po ishalla, vjen presidenti Trump dhe merr Ramën. Unë kam pak besim tek këto. Unë besoj se SHBA investojnë për forcimin e institucioneve por që të vijnë delta force më duket pak. Por PD duhet të ketë marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët, PD duhet të ketë qëndrim në këtë periudhë, në mbështetje të SPAK.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb