Banorët e lagjes “Epidamn” në Durrës, pas protestave të vazhdueshme kundër zhvillimit të projektit “TID” në zonën e parkut arkeologjik kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion kundër shpronësimeve të padrejta.

Nga ky projekt parashikohet të shpronësohen 74 banesa dhe 100 prona familjare, ndërsa banorët shprehin pakënaqësi për vlerën e shpronësimit.

 

Sipas banorëve, projekti po zhvillohet pa kurrfarë transparence dhe pronat që preken janë përzgjedhur sipas interesave klienteliste.

Arkitektët që kanë dalë në mbështetje të banorëve thonë se zhvillimi i këtij projekti është në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb