Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e PD, Jozefina Topalli në një konferencë nga selia blu tha se KQZ dhe SPAK duhet të hetojnë verifikimet ligjore që po ndodhin me votat e emigrantëve vecanërisht në Greqi.

Sipas saj, këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh.

“Posta DHL ka bërë një nënkontraktim me të tjerë që nuk funksionon sipas ligjit dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore. Ditët e fundit ka një thyerje të normave ligjore dhe Kodit Zgjedhor në shumë vende të Greqisë. Kemi raste kur jo vetëm nuk dorëzohen më zarfat në shtëpi në mënyrë individuale por i cojnë email, i thonë të vijnë në pika më të afërta, që është një zyrë e lojrave të fatit ku shkojnë të marrin zarfin. Qytetarët nisen për të marrë zarfin dhe ato nuk e gjejnë më zarfin, por i thonë se zarfi nuk është këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë.

Në Itali një zonjë që punon në ambasadën shqiptare në Romë shkon e mbledh zarfa dhe dorëzon në mënyrë antiligjore. Kjo quhet Marjeta Mikeli. Është e pabesueshme. E kanë bërë dhe gjatë regjistrimit. kanë kaluar cdo masë. Por nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek. Shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacion kur marrin makina me qira nga Shqipëri dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat. Kemi rastin kur ish kryetari i komunës së Carcovës, zyrtar në bashkinë e Përmetit, i japin një shumë financiare dhe më pas ia plotëson vetë shqiptarëve fletën e votimit. E ka emrin Veli Mehmeti. Nuk është fenomen sporadik por është kthyer në normalitet. Njerëzit e PS janë kthyer si zyra të DHL,”, tha ajo mes të tjerash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb