Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të ketë një trupë arbitrash nga Anglia. UEFA ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësinë në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Grupit 1 të Ligës C në UEFA Nations League.
Sam Barrott, gjyqtari anglez do të jetë arbitër kryesor në stadiumin “Air Albania”, ndërsa do të ketë ndihmën e Adam Nunn dhe Ëade Smith si asistentë. Takimi luhet të shtunën në orën 20.45.
