Është zhvilluar mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Gjatë fjalës së tij kryeministri Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se marrëdhëniet mes vendeve nuk kanë qenë asnjëherë më të mira.

“Marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe RMV nuk kanë qenë asnjëherë më të mira dhe mund të themi se janë më të suksesshëm. Ju treguan një bashkëpunim të vërtetë në rrugën europiane dhe ne kemi qëllim të njëjtë, anëtarësimin në BE dhe ne treguam se shohim vlerën e bashkëpunimit. RMV dhe Shqipëria janë shembull për të treguar se si ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka thënë ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: