Shqipëria barazoi pa gola ndaj Serbisë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Trajneri i njohur Shpëtim Duro, në bisedën me Trevisa Tufa në Sport News në News 24, vlerësoi organizimin e ndeshjes në “Arenën Kombëtare”.

“Ato e kanë ditur që masat do jenë të larta, sa i takon sigurisë. Sa i takon ndeshjes, hyn te ato të vështirësisë së lartë, pas asaj që kaloi ekipi jonë në Beograd.

E njëjta situatë ishte edhe në Elbasan para disa vitesh. Organizimi ka qenë perfekt. Ke himni, s’është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla”-  tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb