Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat përpara Kryeministrisë.
Në protestën e sotme, Lapaj bëri thirrje për bashkim të qytetarëve, ndërsa shtoi se beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet.
“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë. Ne po luftojmë brenda Kushtetutës, brenda ligjit. Është një e drejtë Kushtetuese dhe çadrën do ta vendosim si një të drejtë Kushtetuese, ata mund të vijnë sërish të na dhunojnë. Por çadra sot është e para dhe në vazhdim do të vihen të tjera dhe ne urojmë që të na bashkohen ndaj këtij pushteti të korruptuar”, tha ai, duke shtuar: “Se të gjitha partitë politike kanë detyrë të përballen me regjimin e Ramës. Çdo parti politike që e ka seriozisht luftën me korrupsionit dhe këtë regjim duhet të vijë këtu në shesh, të vendosin çadra sepse beteja nuk bëhet në studio televizive por të dalin në shesh”.
