Policia ka ndërhyrë sërish në protestën e Adriatik Lapaj. Në protestën e organizuar para Kryeministrisë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, dhe qytetarët kanë vendosur të ngrenë çadrat dhe ky ka qenë edhe moment kur ka ndërhyrë policia. Efektivët kanë tentuar t’i largojnë çadrat.

Qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e policisë duke mos lejuar heqjen e çadrave.

Kreu i “Shqipëria Bëhet”,  Adriatik Lapaj prej ditësh ka protestuar para Kryeministrisë. Nismës së tij i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, të cilët kanë qëndruar edhe gjatë natës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb