Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas shkeljes së hapësirën ajrore të Polonisë nga dronët rusë duke shprehur mbështetje të plotë për këtë vend aleat, ndërsa dënoi veprimet e Rusisë.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaroi:
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve.”
Albania condemns the violation of Poland’s airspace by Russia.
We express our full solidarity with Poland and welcome its response, in coordination with @NATO, to prevent further escalation.
Albania remains committed to the unity of the Alliance and to ensuring the collective…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 10, 2025
