Deputeti i Partisë së Lirisë Edmond Haxhinasto ishte sot i ftuar në Programin e Drekës në News24, ku foli në lidhje me situatën politike dhe atë që ka qenë kryefjala e ditëve të fundit, ftesa e presidentit amerikan Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën, si pjesëmarrëse në Bordin e Paqes.

Ai u shpreh se kjo ka ardhur si pasojë e faktit që kombi shqiptar ka treguar se është një komb që mbështet nismat paqebërëse të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe jashtë saj.

“Kosova ka arritur pjekurinë e duhur si shtet, ndonëse i ri dhe që ka pak vite që është krijuar. Kosova ka qenë një përftues i i përpjekjeve ndërkombëtare për paqe dhe ndjejnë se ka ardhur koha që edhe ata të kontribuojnë për këtë gjë. Pjesëmarrja e Kosovës krah Shqipërisë tregon se kombi shqiptar është perceptuar dhe e ka konfirmuar me aktivitetin e tij se është një komb paqedashës.

Shqipëria është një vend që i trajton SHBA si një aleat strategjik dhe në spektrin politik shqiptar nuk ka faktorë që janë kundër kësaj marrëdhënie. Ne pa diskutim ishim në mënyrë të vazhdueshëm mbështetës të iniciativave europiane sa i përket paqes në rajon apo përtej tij.

Ftesa për Shqipërinë nuk ishte personale, nuk kishte pse kryeministri të vendoste emrin në ligj, ftesa ishte për shtetin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb