Anglia do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit, në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë. Ish-tekniku i njohur Harry Redknapp, në një intervistë për “Mirror” u shpreh se këta dy kundërshtarë nuk janë test force për skuadrën e Tuchel, i cili debuton ndaj kuqezinjve.

“Ai duhet të fitojë diçka, për të pasur sukses! Gareth na çoi larg! Ai ka një mundësi, ka një skuadër të madhe, grup fantastik lojtarësh! Vështirë ta gjykojmë momentalisht! Përzgjodhi ekipin, luajnë ndaj dy ekipeve të kota, apo jo? Më mirë shikoj serialin Coronation Street!

Nuk kam pse ndjek këto sfida! Që të jem i sinqertë! Çfarë fitojmë nëse mundim Letoninë apo dikë tjetër? Ti mposhtim ata 5 apo 6-0, çfarë mësojmë për secilin nga lojtarët? Realisht… Kështu që është e vështirë deri sa ne të marrim pjesë në një kompeticion”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb