Kombëtarja kuqezi do të zbresë me fanelat e dyta në sfidën që do të nisë në orën 20:45 në “Estadi Nacional” të Andorrës. Kështu, lojtarët do të kenë veshur fanellat e bardha, që pak ditë më parë u prezantuan nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Skuadra vendëse, Andorra, luan me fanelën e kuqe, ndaj ekipi udhëtues duhet të respektojë rregulloren dhe të luajë me fanellën rezervë.Shqipëria veç uniformës së bardhë ka në dispozicion dhe uniformën e tretë, e cila është krejtësisht e zezë.
(BalkanWeb)
