Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti i ka bërë një pasqyrim të situatës së COVID-19 në vendin tonë.

Sipas Alimehmetit, për fat të mirë, Shqipëria është në një trajektore rënëse të COVID-it dhe kjo është i shprehur sipas tij nga numri i personave të infektuar nga persona të tjerë, që është në nivelin më të ulët në Evropë.

Mjeku shpjegon më tej se dhe numri i shtrimeve në spitale është ulur, e kësisoj Alimehmetit autoritetet duhet të marrin masa lehtësuese, ashtu siç po bëjnë shumë shtete të Evropës.

Postimi i Alimehmetit:

“Ndonjëherë, vështirësia më e madhe është të jesh në gjendje të shohësh faktin më të dukshëm.”
Cit.: Mehmet Murat ildan
Miqtë e mi, fatmirësisht Shqipëria është në trajektore të qartë rënëse të problematikës COVID-19!
Këtë fakt të dukshëm qartë e shpreh numri i riprodhimit efektiv (R).
Megjithëse tashmë shumica juaj e ka fare të qartë se çfarë është numri i riprodhimit efektiv (R) i një sëmundjeje infektive, le të bëjmë një shpjegim të shkurtër informues.
Numri i riprodhimit efektiv (R) është numri mesatar i personave që infektohen (raste dytësore) nga një person i infektuar në një popullatë të përbërë edhe nga persona të paimunizuar dhe të imunizuar ndaj sëmundjes infektive.
Nëse R > 1, numri i rasteve do të rritet, siç ndodh në fillimin e epidemisë apo të futjes së një varianti të ri më të transmetueshëm të virusit.
Nëse R = 1, sëmundja konsiderohet endemike (numri i personave të infektuar qëndron i njëjtë).
Nëse R < 1, numri i rasteve do të bjerë. https://ëëë.healthknoëledge.org.uk/.../epidemic-theory Referencë: Rothman KJ, Lash T, Greenland S. Modern Epidemiology (3rd ed.), Lippincott Ëilliams & Ëilkins, 2013 Aktualisht, të dhënat e fundit janë të përditësuara më 11 shkurt 2022 dhe mund të shohim qartë dy fakte të dukshme: Fakti i parë: Shqipëria ka koeficientin R më të ulët nga të gjitha shtetet Europiane që kanë filluar të heqin apo të lehtësojnë masat anti-COVID-19. Në detaj: Hollanda R = 1.33 Gjermania R = 1.18 Danimarka R = 1.08 Britania e Madhe R = 0.89 Franca R = 0.74 Italia R = 0.65 Shqipëria R = 0.55 Fakti i dytë: Shqipëria është aktualisht në rekordin më të ulët të koeficienti R për të gjithë periudhën e pandemisë: 25 Maj 2021, R = 0.56 (rekordi më i ulët paraprak) 11 Shkurt 2022, R = 0.55 dhe është në rënie të vazhdueshme, pra është edhe më poshtë sot që flasim. Numri spitalor përgjigjet me dy javë distancë nga trajektorja e koeficientit R: 09 Janar 2022 është piku i koeficientit R në Shqipëri: R = 2.02 23 Janar 2022 është piku i shtrimeve në spital me 157 të shtruar. http://ëëë.ishp.gov.al/komunikimi-i-perditshem-per.../ Pra, duke qenë se koeficienti R vazhdon dhe është në rënie, edhe numri spitalor do të vazhdojë të bjerë dhe aktualisht janë të shtruar 105 pacientë, që nuk janë pak por tregon ecurin në ulje. Mbi bazën e numrave spitalorë dhe mbi bazën e numrit të riprodhimit efektiv bëhet llogaria e heqjes apo lehtësimit të masave dhe këta indikatorë na tregojnë qartë që Shqipëria duhet të futej me kohë ndërmjet shteteve Europiane që kanë marrë qartë këtë vendim. Prof. Asc. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT Akademia e Shkencave e Shqipërisë (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb