Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të Freedom House, ku Shqipëria cilësohet si një vend “pjesërisht i lirë” dhe ku korrupsioni dhe ryshfeti evidentohen si probleme madhore.
Në reagimin e tij, Këlliçi thekson se një vlerësim edhe më kritik vjen nga V-Dem Institute, një prej institucioneve më të njohura ndërkombëtare për matjen e demokracisë dhe proceseve zgjedhore.
Sipas tij, nën drejtimin e Edi Rama, Shqipëria klasifikohet si “autokraci elektorale”, duke u renditur në të njëjtin grup me vende si Benini, Bosnja, Indonezia, Meksika, Sierra Leone, Somalilandi dhe Zambia.
Reagimi i plotë:
Qeverisja e Ramës ngel sërish në raportet ndërkombëtare!
Shqipëria zyrtarisht Autokraci Elektorale!
Freedom House e cilëson korrupsionin dhe ryshfetin në Shqipëri si problem madhor dhe konsiderohemi dhe në raportin e fundit si vend pjesërisht i lirë.
Kombet e Bashkuara me studimin e kryer, i nxjerrin shqiptarët më të palumturit në Evropë, pas Turqisë. Shkaqet kryesore janë mungesa e shërbimeve publike dhe korrupsioni qeveritar.
Por vlerësimi më i rëndë vjen nga V-Dem, një nga institutet më prestigjioze në botë sa i përket matjes së demokracisë dhe zgjedhjeve.
Me Edi Ramën, Shqipëria klasifikohet si autokraci elektorale dhe renditet me Beninin, Bosnjen, Indonezinë, Meksikën, Sierra Leone, Somalilandian dhe Zambian.
Duke menduar se me industrinë e propagandës dhe joshjes së ndërkombëtarëve do të vazhdojë të ruajë pushtetin, Edi Rama harron se qeverisja e keqe, korrupsioni, lidhjet me krimin, kapja, shantazhimi dhe manipulimi i votës, nuk kalojnë pa lënë gjurmë.
Raportet ndërkombëtarë tregojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Shqipëri. Por po ashtu, edhe kancelaritë dhe zyrat kryesore të Brukselit, apo të vendeve tona partnere tanimë e dinë dhe nuk mbyllin më sytë.
Nuk ka më oksigjen për regjimin e Tiranës. Por fjalën e fundit duhet ta themi ne dhe qytetarët.
Bashkohu me 22 Mars në orën 18:00, para zyrës së korrupsionit e krimit.
Eshtë vendi yt, e drejta jote, zëri yt!
