Shqipëria mundi 2-0 Finlandën, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në garën për kreun e grupit në ligën C të Nations League. Gazetarja Trevisa Tufa ishte e pranishme në stadiumin “Air Albania”, për të rejat para, gjatë dhe pas ndeshjes.
E apasionuar pas futbollit dhe Kombëtares kuqezi, moderatorja e Sport News, të cilën jemi mësuar ta shikojmë çdo ditë në ekranin e News 24, nuk ka munguar në këtë mbrëmje të veçantë, duke ndjekur nga tribunat emocionet e takimit.
Një atmosferë festive në stadium, ku tifozët dhe populli shqiptar shijuan suksesin e kuqezinjve. Shqipëria ka grumbulluar 12 pikë deri më tani.
