*Momentet e golave-

ELBASAN – Mbyllet me rezultatin 2:1 sfida Shqipëri Armeni, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e europianit “Francë 2016”. Kuq e Zinjte kane rregulluar gabimin e pjeses se pare duke cuar rezultatin ne 2:1 brenda pak minutash ne pjesen e dyte. Mbrojtesi Mergim Mavraj barazoi rezultatin ne 1:1 ne minuten e 77′ dhe vetem 5 minuta me vone Gashi ka kaluar ne avantazh Kombetaren. Ne pjesen e pare nje autogol i Mavraj ne minuten e 3-te kaloi në avantazh Armeninë, por ne pjesen e dyte mbrojtesi Mavraj e ka rregulluar gabimin dhe ka barazuar rezultatin ne 1:1. Ne fillimet e saj ndeshja eshte shoqeruar edhe me nje incident mes tifozeve. Policia ka shoqeruar një grup tifozesh pas një perplasje mes tifozeve nga Kosova dhe atyre nga Maqedonia. Kombetarja tashmë ngjitet në kuotën e 7 pikëve në grupin I.

Goli i Mavraj

Goli i Gashit

Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, para fillimit te ndeshjes është shprehur besimplotë për fitoren e kyqezinjve. Por ai ka kërkuar edhe ndihmën e Zotit pasi gjatë paradites së bashku me miq të tij ka marrë pjesë në meshën që u mbajt në kishën Shën Piu X në Elbasan, e cila përkon edhe me të dielën e Palmave, që kremtohet në vigjilje të Pashkëve.

ndeshja2

Ndërkaq atmosfera në rrugët dhe sheshet e Elbasanit është elektrizuese; pasi kudo shihen simbolet kuqezi. Bulevardi kryesor që lidhet me stadiumin është mbushur me flamuj, shalle, qeleshe, kapele dhe simpole të tjera kuqezi. Fitorja ndaj Armenisë rrit shpresat e kombëtares për një vend në kampionatin Europian.
ndeshja

De Biasi: Fitore e merituar! U luta ne Kishe, por s’me lane kamerat

“Në pushim të ndeshjes, u thashë që të vazhdonim të luanim normal, të mos ndryshonim asgjë. Dhe me lojtarët e futur në lojë krijuam më shumë raste, kështu erdhen dhe golat. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme, pavarësisht se Armenia nuk ka lojtarët më me emër në botë, por ka ekip të përgatitur. Sot krijuam shumë raste, dhe merituam ta fitonim këtë ndeshje.
Ndër të tjera tranjeri i kuqezinjëve tha se ndeshja vlejti dhe për të rregulluar ato gjëra që nuk funksionojnë në skuadër.
“Kjo ndeshje vlejti dhe për të parë ato gabime që duhet të rregullojmë ata gjëra që nuk funksionojmë. Në fillim isha në shumë ankth duke pasur parasysh se të gjithë donin fitoren, por duke parë egërsinë që patëm në pjesën e dytë, dhe ja dolëm”.
debiazi

Por De Biasi ka shtuar se shumë do te varet nga vendimi i Keshillit te Arbitrazhit Sportiv ne Lozane ne 17 prill. “ Nese Kas do te na jape tre piket do te mund te jemi me afer kampionatit europian”, eshte shprehur tekniku De Biasi.

De Biasi eshte shprehur se sot shume prej lojtareve nuk ishin ne formen e tyre me te mire, por ai ka vleresuar impenjimin e tyre. Trajneri ka veçuar lojen e Mergim Mavrajt, qe “megjithëse ka pasur dëmtime dhe probleme të tjera familjare këte javë serish zhvilloi nje ndeshje te madhe duke treguar se ka nje zemer te madhe”.

De Biasi e ka cilesuar ndeshjen e sotme si nje takim qe ia vlen ta luash, duke theksuar se ne ndeshje si keto ia qe lojtaret te japin maksimumin.
Ai tha se, “sot isha ne kishe, por dola shpejt se nuk më lanë kamerat. Patem shumë shtylla dhe dukej se ishim pa fat. Jam shume i lumtur nga kjo ndeshje.sigurisht Armenia nuk ka emrin e Francës dhe Italisë por lojtarët treguan se e donin fitoren”.

“Per ne ishte primare fitorja, por duhet te rikarikojme bateritë për ndeshjet e ardhshme”, tha De Biazi.

RAMA:FALEMINDERIT NGA ZEMRA KUQEZINJVE
Pergezime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirenjohje shtetasit me te ri shqiptar, Gianni De Biasi:-) ‪#‎ForcaShqiperia‬

mavraj2
MAVRAJ BARAZON REZULTATIN
Ora 19:35-Mbrojtesi i Kombetares Shqiptare ka ndrequr gabimin e minutave te para dhe ka barazuar rezultatin me Armenine ne pjesen e dyte. Ai ka derguar topin ne porten e kundershtarit ne minuten e 77′ te ndeshjes.

PËRPLASJE MES TIFOZËVE TË KOSOVËS DHE MAQEDONISË
Ora 18:30-Fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Armenisë është shoqëruar me një përplasje mes tifozëve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë. Policia shoqëroi një grup tifozësh dhe ndeshja vijon normalisht.
MAVRAJ SHENON AUTOGOL
Ora 18:03- Mbrojtesi Mavraj ka ndeshkuar Kombetaren me nje autogol duke e çuar rezultatin 0:1.
FORMACIONI ZYRTAR
Ora 17:30-Të dy trajnerat kanë publikuar formacionet zyrtare ndërkohë që futbollistët e të dyja skuadrave kanë nisur nxemjen.
SHQIPERIA, Portier: Berisha
Në mbrojtje: Cana, Mavraj, Agolli, Hysaj
Mesfushorë: Xhaka, Kukeli, Abrashi, Roshimemushaj
Sulmues: Cikalleshi
ARMENIA:: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan;
Trajner: Bernard Shaland
Gjyqtarë: David Borbalan (SPA)
Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA)
Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA)
Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero (SPA
TIFOZET KUQ E ZI FILLOJNE TE MBUSHIN STADIUMIN
Ora 16:00-Tifozet kuq e zinj kanë filluar të mbushin stadiumin ‘Elbasan Arena” në pritje të fillimit të ndeshjes Shqiperi-Armeni.

(a.n/d.b/ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb