Shqipëria luan fatet e kualifikimit në play off të botërorit, në ndeshjet e këtij muaji. Me 13 nëntor kuqezinjtë përballen me Andorrën, ndërsa 3 ditë më pas presin Anglinë.

Për këto takime, trajneri Sylvinho, do të bëjë publike listën e të ftuarve me datën 7 nëntor. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë risie në listë, me numrin një të pankinës që siç ndodh zakonisht, do shpjegojë zgjedhjet e tij.

Për sfidën me përfaqësuesen modeste, grumbullimi i kombëtares do të bëhet në Barcelonë.

Shqipëria synon që të mbyllë llogaritë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndaj Andorrës mjaftojnë 3 pikët për të “prenotuar” një biletë për në Play Off.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb