Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës të cilin do ta shfrytëzojnë kompanitë nga Maqedonia për shkëmbim tregtar, ndërsa në të do të valojë edhe flamuri i Maqedonisë. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili tha se ia ka premtuar homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Deklaratën ai e bëri para afaristëve gjatë tribunës së djeshme të organizuar në Odën Ekonomike të Maqedonisë në të cilën kryeministri foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euro atlantike. Zaev tha se pas portit në Durrës, synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari, konkretisht në Detin e Zi.

“Ja për shembull me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, tha dje Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë tha se përfitues më të mëdhej nga marrëveshja me Greqinë dhe ajo me Bullgarinë do të jenë afaristët dhe qytetarët. Efektet e para sipas tij janë ndjerë që tani kur integrimet janë vetëm në fazë të paralajmërimit.

https://youtu.be/vRVDIQtbUBg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb