BKreu politik i PD për qarkun e Elbasanit Tomor Alizoti ishte i pranishëm në prezantimin e kandidatëve e “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Belshin së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Gjatë fjalimit të tij ai ka hedhur akuza për kreun e qeverisë Edi Rama, i cili sipas tij lëviz me automjete dhe aeroplanë me paratë e qytetarëve.
Alizoti i ka bërë thirrje mbështetësve demokratë për tu organizuar për clirimin e Shqipërisë dhe vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e 11 majit.

“Jam shumë i lumtur që ju shikoj këtu.Imagjinoni si ishim para 1 viti dhe si jemi sot dhe si do jemi pas 11 majit. Kurrë në historinë e kombit shqiptar nuk ka ndodhur që drejtuesi të dali nga veriu në jug dhe t’ ju thotë mbështetësve që janë të marrë.Nuk ka ndodhur as edhe në ndonjë komb në botë , i cili shëtit me avion dhe në luks prej shqiptarëve dhe me paratë e tyre. Të nderuar demokratë ,mbidhuni në 11 maj për t’i thënë Ramës se i vetmi i marrë është ai dhe Shqipëria do të clirohet nga një i marrë. Ka 12 vite që qeveris dhe e ka lënë gjysmën e popullit rrugëve të botës. Ka 12 vite që e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet. Në rradhë të parë është emergjente për të shpëtuar Shqipërinë nga çbërja dhe kombi shqiptar. Shqipëria do i përkasë qytetarëve shqiptarë dhe jo bandave.Shqipëria do kthehet në normalitet. Organizohuni, mobilizohuni se çlirimi real i Shqipërisë është 11 maji.” tha ai

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb