Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ngritur edhe një herë shqetësimin në lidhje me largimin e të rinjve nga vendi.

Meta ka shpërndarë në Facebook historinë e dy vëllezërve binjakë, student të ekselencës, të cilët pas përfundimit të studimeve do të ikin jashtë vendit.

Postimi i plotë:

Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese. Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.

Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
Shqipëria ka diell për të gjithë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: