Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Rama përdori 83mandatet e krimit për të penguar drejtësinë.
Gjithashtu Berisha u shpreh se Shqipëria sot ka në krye një bandë kriminale.
“Në situatë të jashtëzakonshme ne duhet t’i përgjigjemi me gatishmëri dhe masa të jashtëzakonshme. Vendi është në situatë të paprecedentë më parë. Para shqiptarëve dhe mbarë botës, në një akt antikushtetues bllokoi në mënyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë. Edi Rama përdori 83 mandatet e krimit për t’I vënë çelësat asaj dege të pushtetit, pa të cilin ndarje pushtetesh nuk ka. Pa të cilin pushteti është totalisht në duar të një njeriu…Edi Rama ndërmori këtë akt dhe pas protestave të fuqishme të opozitës, Rama ndërmori këtë akt edhe pas paralajmërimeve të përsëritura të partnerëve kryesore ndërkombëtare në procesin e integrimit…Ai mori akt ekstrem sepse e kuptoi që dosja Balluku ishte dosja Rama. Njerëzit e lidhur me krimin, diktator të të gjitha llojeve ngjyrave janë të aftë të marrin çdo vendim për të shpëtuar lëkurën” tha ai.
