Vazhdon protesta e 130-të kombëtare kundër qeverisë sot më 7 tetor.

Protestuesit vijojnë që të marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Ata bëjnë thirrje të fuqishme kundër qeverisë si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” etj.

Revolta e qytetarëve pritet që të vazhdojë edhe ditën e nesërme, ku do protestuesit do të mblidhen përpara Kuvendit.

Protestuesit do të kundërshtojnë reformën territoriale, që e konsiderojnë të njëanshme, politike dhe mbi të gjitha shpopulluese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: