Polonia synon që të kualifikohet për në Botëror, por fillimisht duhet të kalojë Shqipërinë në gjysmëfinale të Play Off, ndërsa në rast suksesi, në finale gjen fituesin e Ukrainë-Suedi.
Trajneri i Polonisë, Jan Urban ka vleresuar në maksimum kuqezinjtë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Shqipëria është një skuadër që ia ka dalë të kalojë grupin. Ata dinë të luajnë mirë futboll, ashtu si pjesa më e madhe e skuadrave që kanë siguruar Botërorin. Është një ndeshje dhe mund të ndodhë gjithçka. E di shumë mirë që gjatë kësaj kohe duhet të monitoroj jo vetëm lojtarët e mi, por edhe të Shqipërisë.
Urban komentoi edhe shortin.
“Shorti është i mirë, edhe pse do të më pëlqente t’i luanim të dyja ndeshjet në shtëpinë tonë. Por unë mendoj vetëm për ndeshjen me Shqipërinë. Për të shkuar në Botëror gjithçka fillon nga aty.”
