Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën për t’u kualifikuar në Botëror.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, duke ushtruar presion në portën e kundërshtarit.

Për të ardhur në gjysmën e pjesës së parë, ekipi i Sylvinhos fitoi penallti. Laçi futi një top në brëndësi të zonës dhe pas një prekje të topit me dorë nga kundërshtari, arbitri nuk hezitoi duke drejtuar gishtin nga pika e bardhë. Nuk fali Asllani, i cili e ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë.

 

Miqtë tentuan të reagojnë dhe “flirtuan” me golin e barazimit në fundin e fraksionit me Jurkovskis, por vetëm kaq.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bajrami iu afrua golit, Gjimshiti shpërdoroi një rast nga fare pranë, ndërsa Broja mbetej rrezik konstant me shpërthimet e tij nga krahët.

Pavarësisht mundësive, rezultati mbeti i njëjtë. Shqipëria rikthhehet në vendin e dytë me 8 pikë, duke lënë mbrapa kështu Serbinë, e cila u mposht nga Anglia 0-5. Në krahun tjetër, Letonia është në vendin e katërt me katër pikë.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb