Kreu i PD, Sali Berisha këtë të premte ka zhvilluar një takim me Departamentin e Burimeve natyrore, në fokus të bisedimeve ishte rritja e çmimit të naftës.
I pranishëm në takim, deputeti i Partisë Demokratike Enno Bozdo, ritheksoi se Shqipëria ka sot naftën më të shtrenjtë në rajon. Gjithashtu Bozdo akuzoi qeverinë se nuk ka vullnet për të ndërhyrë që të ndihmojë shqiptarët.
“Shqipëria ka naftë më të shtrenjtë në rajon, do të vazhdojë ta ketë dhe kjo do ndikojë edhe te familjet. Dhe qeveria nuk ka asnjë vullnet për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar shqiptarët”, tha ai.
Gjithashtu Bozdo u shpreh: “Rezervat e sigurisë nuk lejohen në asnjë mënyrë sipas direktivës së BE dhe legjislacionit shqiptar, nuk lejohen që të lirohen të hidhen në treg vetëm për të balancuar çmimin. Ato hidhen me kushtin kur Agjencia ndërkombëtare e energjisë bashkëpunon me KE dhe rakordojnë lirimin e rezervave vetëm kur nuk ka furnizim. E dyta modeli që do na propozojë qeveria është model që thjesht nëpërmjet një agjencie, ai ka gjetur edhe privatin në fakt për ta kush do ta marri, pra një agjenci që do ketë kosto, bëhet fjalë 300 mln euro për të plotësuar direktivën e BE. Pra edhe kur kriza të ketë përfunduar çmimin e karburantit do fillojmë ta kemi më të lartë nga çfarë e kishim para krizës”, tha ai.
