Ka rinisur në Kuvend seanca ku shqyrtohet projektligji për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së bërë nga presidenti Donald Trump.
Në fjalën e tij, Fatmir Mediu ka kërkuar një analizë të efekteve që pjesëmarrja do të ketë në interesat e vendit, ndërsa u shpreh plotësisht i bindur që Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bordit.
Ndërkohë me kreun e PR ka replikuar kryeministri Edi Rama, i cili ka zbuluar arsyen se pse nuk ishte sot në Davos, ndërsa ka deklaruar se analiza për çështje të tilla është bërë nga ata që kanë dërguar ftesën për Shqipërinë.
Mediu: Ka një politikë Shqipëria, në kuadër të NATO-0s dhe BE. Disa vende brenda e jashtë BE, si psh Britania ka shprehur një shqetësim për Bordin e Paqes. Ajo që mund të ndodhë në Gaza mund të krijojë një precedent e mund të afektojë interesa të Shqipërisë brenda vendit dhe në rajon.
Duke qenë dakord 100 për qind të jemi në bord, duhet një analizë për efektin që mund të sjellë ai në çështje siç mund të jetë Kosova
Rama: E kuptoj që jeni të shqetësuar pse nuk jam atje. Ishte një pikëpyetje, duhet të zgjidhja të pranoja ftesën e babait, apo të mirëprisja vajzën këtu. Zgjodha vajzën, edhe me lejen e babait.
Duke qenë se Mediu është ai që lidh Amerikën me Rrugën e Shpresës, prisja prej ti që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë e të mbante anën e Amerikës, por nuk ka gjë se nuk shohim divergjenca të tilla. Analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar, dhe s’na ka ardhur ende koha të analizojmë ne ata që na ftojnë.
