E gjithë vëmendja është e spostuar për me 7 qershor, aty ku Shqipëria përballet me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, tregoi këndvështrimin e tij gazetari Igli Çutra, i ftuar në Sport News në News 24.

“Masat e sigurisë- Më mirë t’i marrim masat  sesa të na ndodhin të papritura.

Shqipëria është në presion për dy aspekte. Ne do flasim për ekonominë e grupit, sepse na duhet të zhvillojmë sa më mirë. Luajmë në shtëpi.

Ne duhet të organizojmë një ndeshje në nivel të lartë ndërkombëtar. Kjo është një tjetër provë, ne duhet të tregojmë se mund të organizojmë ndeshje. Na intereson shumë që gjithçka të shkojë si duhet” – tha Çutra.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb