Shqipëria ndodhet nën ‘pushtetin e uji’ si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje direkte në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka bërë një panoramë të situatës dhe zhvillimeve të fundit të përmbytjeve.

Që prej orës 12 të mesditës është pa energji elektrike. Lumi Erzen ka marrë përpara fshatrat. Situata është problematike në Durrës, të gjitha katet e para të banesave janë nën ujë. Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Banorët kanë thënë për gazetarin Osman Stafa në News24 se kjo situatë, kjo përmbytje nuk ka ndodhur ndonjëherë.

“Zona problematike ka në Sukth. Kënetë, Spitallë, dhe situata paraqitet e vështirë. Problematika më e madhe ka qenë e fshatit Vadardhë, po ashtu dhe Sukthi. Ushtria shkoi me mjete të shumta për të bërë evakuime. Evakuimi është bërë vetëm me anë të gomoneve. Sa i përket gjësë së gjallë banorët thonë se i kanë humbur të gjitha. Gjithashtu për banorët hidrovori nuk ka funksionuar. Edhe për atë të Hamallaj banorët thonë se ka qenë problematik”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: