Kryeministri Edi Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 08:30, ndërsa në të do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar përmbytjet që kanë “pushtuar” vendin në ditët e fundit.

Prej tre ditësh disa qarqe në vend po përballen me situatë alarmante sa i p♪7rket përmbytjeve, ku urdhra evakuimi janë lëshuar për banorët në Novoselë, Vlorë dhe Fier.

Ministria e Mbrojtjes njofton se evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb