Shqipëria do të sfidojë Poloninë në Varshavë me 26 mars, me synimin e vetëm fitoren në gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë kanë nisur këtë të hënë zyrtarisht përgatitjet për sfidën e së enjtes.

Trajneri Sylvinho ka parë nga afër situatën e lojtarëve, teksa është fokusuar në aspektin tekniko-taktik. Grupi nuk është ende i plotë, pasi mungojnë Gripshi, Myrto Uzuni dhe Ramadani.

Gripshi dhe Uzuni nuk kanë mbërritur ende dhe për shkak të largësisë, e kanë patur të pamundur të jenë prezent në stërvitjen e parë. Sakaq, Ramadani është aktivizuar mbrëmë në ndeshjen Roma-Leçe. Nëse Shqipëria kalon pengesën e Ukrainës, në finale të Play Off gjen fituesin e Ukrainë-Suedi.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb