Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një komunikim me gazetarët lidhur me prezantimin e rezultateve të mbledhjes së opinioneve të qytetarëve për Këshillimin Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se kanabisi do të legalizohet për qëllime mjekësore.

Më tej ai u ndal tek ‘Ballkani i Hapur’, duke shtuar se Shqipëria Ballkanin e Hapur nuk e bën për Serbinë, por për të mbrojtur interesat e saj dhe se është një nismë interesash konverguese.

“Sa i përket kostos së procesit është minimale në raport me përfitimin nga procesi. Ky proces do të kthehet në traditë dhe do të jetë një proces që do të vazhdojë. Ne do të merremi me gjerat që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu me rëndësi është edhe përfshirja e  jonë me njerëzit. Tani temë nuk mund të jetë a doni të hiqet taksa e naftës, nëse ne bëjmë një Këshillim Kombëtar për naftën sepse do të na dali të hiqen të gjitha taksat,.

Këshillimi Kombëtar bëhet për të çarë disa rrugë të reja. Tani ka folur opinion publik shqiptar, këtë gjë duhet ta marrin në konsideratë edhe partnerët tanë që këtu duhet të bëhet çdo gjë që thotë populli shqiptar. Sot që flasim jemi vendi më kesh që ka Europa, me më pak përfshirje të pasurisë në sisteme bankare në Europë që do të thotë një ekonomi informale. Çdo pikë djerse e emigrantëve duhet të çmohet në mënyrë financiare duke u formalizuar”, tha Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: