Është mbledhur sot Grupi Parlamentar i PD, ku kreu i demokratëve Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është gati të bëjë çdo gjë për të mbrojtur veten.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë del në dhjetëra dosje dhe fakte së bashku me familjarët, dhe e ka gjetur “shpëtimin” në Beograd, me Aleksandër Vuçiçin.
“Rama ka vendosur të shkelë çdo ligj e normë për të mbrojtur veten. Në asnjë rrethanë ai nuk pranon të ulet për aferat e panumërta.
Të dytë hajdute si Lubi Balluku ky komb nuk na pasur. Por këtu nuk është çështja për Ballukun , por për Ramën. Ndërhyrjet e fuqishme të ndërkombëtarëve, Rama i shumëzoi me zero. Në kundërpërgjigje firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Vuçiç duke i deklaruar BE se u duhej Vuçiçi jo Europa. Me Vuçiçin BE ka pasur një debat shumë të fortë e akti me të cilin I ka përcaktuar qendrimet, mos pajtimet me Beogradin.
Vuçiç akuzohet si një nga organizatorët e Safarit të Sarajevës.
Rama i vendosur me shpatulla pas murit me dhjetëra dosje dhe fakte, vetë dhe familjarisht, gjen zgjidhje në Beograd.
Tani thotë nuk na duhet BE por Ballkan i Hapur”, tha ai.
