Një detaj i veçantë në protestën që po mbahet sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ishte një flamur i përmasave të mëdha që u shpalos mes të pranishmëve.
Qytetarët janë kundër projektit të ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur në Zvërnec.
Kjo është dita e pestë e protestës, ku qytetarët tashmë kanë tejkaluar kërkesat për anulimin vetëm të projektit në Zvërnec, por kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sot është shpalosur një listë me pesë kërkesa që përfshin:
-Dorëheqjen e qeverisë
-Shfuqizimi i ligjit për investitorëve strategjike
-Shfuqizimi i Paketës së Maleve
-Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtjes dhe
-Anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgiminë kulturore
