Luksemburg – Në një zhvillim të rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, sot u hap zyrtarisht grupi i kapitujve për integrimin ekonomik. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, nga Luksemburgu – ku u mbajt konferenca ndërqeveritare – u shpreh se ky është një moment jetik për ekonominë shqiptare dhe një hap konkret drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Ne kemi prioritet zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Kapitujt që hapëm sot janë jetike për ekonominë e Shqipërisë. Ju përgëzoj, kryeministër Rama, për përpjekjet tuaja në këtë rrugëtim evropian,” deklaroi Sikorski.

Ai theksoi se hapja e këtyre kapitujve do ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja dhe se vendi ka treguar veten si një partnere e besueshme në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen për Ukrainën në kohë sfidash globale.

“Përgëzoj qytetarët shqiptarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij procesi. Konferenca e sotme është shumë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë,” u shpreh më tej ministri polak, teksa Polonia mban aktualisht Presidencën e Këshillit të BE-së.

Ky moment shënon një hap konkret dhe simbolik në rrugën e gjatë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke i hapur vendit dyert për zhvillim ekonomik dhe afrimin me standardet evropiane.

Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE): Ne kemi prioritet zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Kapitujt që hapëm sot janë jetik ndaj ekonomisë së Shqipërisë. Ju përgëzoj kryeministër Rama për përpjekjet tuaja ndaj rrugëtimit ndaj BE-së. Unë e di që shumica e popullit shqiptar ju mbështet në rrugën që ju jeni. Përgëzoj Shqipërinë që është partnere e besueshme në fushën e sigurisë dhe mbështetëse e Ukrainës, përgëzoj qytetarët e Shqipërisë. Konferenca e sotme është shumë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb