Mjekja Aurora Dollenberg deklaron për emisionin Fundjava News24 se Shqipëria po përballet me një valë të fortë virozash, ku gripi po prek qytetarët në masë shumë më të madhe se mesatarja europiane. Sipas saj, numri i rasteve në vend ka pësuar një rritje të konsiderueshme, duke arritur një dyfishim krahasuar me periudhat e mëparshme.

“Shqipëria është veçanërisht e goditur nga gripi; përhapja arrin 40-50%,” shpjegon Dollenberg. Ajo thekson se fëmijët e lindur gjatë dy-tre viteve të fundit, të cilët nuk kanë pasur shumë kontakte me virozat dhe kanë një sistem imunitar më të dobët, preken më rëndë. Pandemia e COVID-19 dhe izolimi i gjatë e kanë dobësuar imunitetin e tyre, duke i bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve sezonale.

Mjekja paralajmëron se ulja e temperaturave në Shqipëri favorizon riaktivizimin e viruseve, ndërsa mungesa e masave parandaluese në institucione publike rrit rrezikun e përhapjes. “Si realitet europian, gripi ka shënuar një rritje të madhe të rasteve. Në Shqipëri, kjo rritje është edhe më e theksuar, me një dyfishim të numrit të rasteve. Kohëzgjatja e virozave është më e madhe se në vendet e tjera europiane. Shqipëria është veçanërisht e goditur nga gripi, me përhapje që arrin 40-50%. Fëmijët e lindur gjatë 2-3 viteve të fundit nuk kanë pasur shumë kontakte me virozat dhe ata që kanë sistem imunitar më të dobët preken më rëndë nga gripi. Pandemia e COVID-19 ka dobësuar imunitetin, duke e bërë më të vështirë përballimin e sëmundjeve tek fëmijët.

Kur në Shqipëri bien temperaturat, viruset riaktivizohen, ndërsa qytetarët shpesh ndodhen të papërgatitur për t’u përballur me to. Mungesa e respektimit të masave në institucionet publike kontribuon gjithashtu në përhapjen e infeksioneve.” përfundon Dollenberg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: