Pavarësisht përmirësimit afatgjatë të standardeve të jetesës, popullsia e Shqipërisë në moshë pune vazhdon të tkurret, pasi njerëzit po emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira të punës.

Banka Botërore vlerëson se këto ndryshime demografike paraqesin sfida të rëndësishme për kapitalin njerëzor dhe të ardhmen e tregut të punës, si dhe për qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Diaspora shqiptare përfaqëson 57 për qind të popullsisë aktuale të vendit, një nga më të lartat në botë. Barometri Ballkanik në vitin 2019 tregoi se 50 për qind e shqiptarëve mendonin të jetonin dhe të punonin jashtë vendit.

Popullsia e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh në vitin 2020 ka mbetur konstante prej dy dekadash, por ndërkohe është plakur me shpejtësi për shkak të emigrimit të vazhdueshëm të shqiptareve moshë pune dhe një rënie në shkallën e lindshmërisë, nga 3.4 në 1980 në një mesatare prej 1.62 në 2015–2020, analizoi Banka Botërore.

Në vitin 2020, lindjet tejkaluan vdekjet me etëm vetëm me 470 persona, ndërsa në vitin 2021, për jetë të parë gati në 100 vite vendi pësoi shtesë natyrorë negative e pasi kishte 3.296 vdekje më shumë se lindje.

Dëshira e shqiptarëve për të emigruar e renditi Shqipërinë të tretën në botë sipas sondazhi të ‘Gallup world”.

Banka e Botërore tha se kjo tendence po nxitet nga papunësia e lartë grupet e reja të popullsisë dhe punësimi në sektorë me të ardhura të ulëta. Emigracioni tradicionalisht në Shqipëria ka qenë i lartë tek të rinjtë e arsimuar.

Ikja e kapitalit njerëzor është shndërruar në sfidë, por nga ana tjetër ka krijuar një diasporë të madhe dhe të gjallë të aftë për të transferuar aftësitë dhe njohuritë në Shqipëri.

Shqipëria ka numrin më të madh të studentëve që studiojnë jashtë, por qeveria duhet të krijojë një ambient të sigurte për emigrantët që duan të kthehen duke i inkurajuar ato që të sjellin aftësitë dhe burimet e financiare në shtëpi.

Banka Botërore thekson se diaspora mund të lehtësojë transferimin dhe adoptimin e prodhimit, menaxhimit dhe praktikave të tjera të avancuara të huaja në tregun shqiptar.

Shqiptarët jashtë vendit mund të transferojnë njohuritë për tregjet e huaja dhe kontaktet me kompanitë e huaja, të cilat mund të lejojnë Shqipërinë të avancojë në tregjet e eksportit./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb