Italia, një nga pretendentët e Europianit, synon fitoren ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parë të grupit në Europian. Italianët, më pas, do të përballen me Spanjën e Kroacinë. Mesfushori i axurrëve, Jorginho e pranoi se bëhet fjalë për një grup tejet të vështirë.

“Po, është një grup i vështirë me ekipe të mëdha. Është një grup që do të na mbajë të zënë, por ne do të luajmë fort sepse edhe ne jemi një ekip i madh. Mendoj se do të jetë një shfaqje e shkëlqyer për ata që e duan futbollin.

“Scamacca?Unë mendoj se mund t’i besojmë atij, ai mund të na japë shumë. Ai ka cilësi dhen potencial për të na ndihmuar. Ne presim shumë nga ai, si dhe nga të tjerët, ai duhet të japë më të mirën dhe të vihet në dispozicion të ekipit sepse në fund rëndësi ka grupi dhe ekipi”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: